“Dhimbje koke” për trajnerin Reja, dëmtohet sulmuesi i Kombëtares dhe humb ndeshjen kundër Hungarisë








Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e nesërme ndaj Hungarisë.

bekim balaj

Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.

Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Polonisë.

Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *