Dhitë “mistrece” marrin nën kontroll qytetin, ngrihet task forca për t’i kontrolluar

dhite mistrece marrin nen kontroll qytetin ngrihet task forca per ti kontrolluar
dhite mistrece marrin nen kontroll qytetin ngrihet task forca per ti kontrolluar

11:16 28/10/2022

Një kope dhish është kthyer në një makth për një qytet skocez saqë një skuadër e posaçme është ngritur për t’i mbajtur larg rrezikut.

Dhitë nga mali i Kashmirit u bënë të famshme gjatë karantinës kur nisën të kolonizonin rrugët e Llandudno, në Uellsin verior, shkruan “Metro”.

Tani, dhitë hanë nëpër kopshtet e shtëpive, vrapojnë rrëmbimthi në rrugë, flenë në stacionet e autobusëve apo grinden në parkingët e supermarketeve.

dhite mistrece marrin nen kontroll qytetin ngrihet task forca per ti kontrolluar 1

Këshilli ka vendosur një task forcë që t’i mbajë kafshët e egra në habitatin e tyre, Great Orme, një masiv shkëmbor pranë qytetit bregdetar. Skuadra do kujdeset për sigurinë e dhive sepse sjelljet e tyre i kanë vendosur në rrezik. Një dhi u plagos keq pas goditjes nga një makinë saqë u detyruan t’i jepnin fund jetës së saj.

Kopeja është pasardhëse e dhive të malit të Kashmirit, të cilat Mbretëresha Viktoria ia dhuroi qytetit rreth 100 vjet më parë. Numrat e tyre arritën kulmit gjatë pandemisë sepse kufizimet e Covid-it vështirësuan organizimin e injeksioneve kontraceptive dhe rezultoi në një “shpërthim kecash”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts