Dhjetëra fëmijë rrezikojnë jetën në spitalin e Gazës

dhjetera femije rrezikojne jeten ne spitalin e gazes

dhjetera femije rrezikojne jeten ne spitalin e gazes

09:38 12/11/2023

Izraeli ofron ndihmë, luftime të përgjakshme në terren

500 pacientë të spitalit Al-Shifa të Gazës janë duke kaluar orë dramatike. Më së shumti pa energji elektrike dhe nën bombardime të vazhdueshme stafi thotë se e ka të pamundur të mbajë në jetë të sëmurët.

Drejtuesit i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se dy të porsalindur vdiqën dhe dhjetëra të tjerë janë në rrezik pasi nuk ka më karburant për gjeneratorët.

Një zëdhënës i Hamasit tha se në zonë po kryheshin luftime të ashpra ndërsa kreu i ushtrisë izraelite shprehu gatishmërinë për të evakuuar nga spitali fëmijët.

Për shkak të përkeqësimit të situatës humanitare Egjipti njoftoi se do të hapte pikën e kalimit të Rafah për personat me pasaporta të huaja.

Jordania gjithashtu hodhi nga ajri ndihma dhe ilaçe. Në terren po zhvillohen luftime të përgjakshme.

Hamasi tha se kishte shkatërruar në shumë se 160 objektiva ushtarake izraelite në Gaza, duke përfshirë më shumë se 27 tanke dhe automjete në 48 orët e fundit.

Në krahun tjetër një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Hamasi kishte humbur kontrollin e Gazës veriore, por deri tani kanë humbur 46 ushtarë nga luftimet në terren.

Zyrtarët palestinezë thanë se mbi 11 mijë banorë të Gazës ishin vrarë nga sulmet ajrore rreth 40% e të cilëve janë fëmijë.

Mediat izraelite thonë se ka përparim për një marrëveshje për lirimin e 50 deri 100 pengjeve nga Hamasi në këmbim të 3 deri 5 ditëve armëpushim.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts