“Dhjetëra mijëra familje kanë harxhuar 2-3 milionë lekë”-Basha me farmacistin: Po përgatisim paketën për rimbursimin e atyre që kanë goditur nga Covid-i



Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve në zonën e Qesarakës në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se do të përgatitet një paketë për rimbursimin e familjeve të goditura nga Covid-i.

Sipas kryedemokratit ka dhjetëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në tre milionë lekë të vjetra për kurimin nga sëmundja.

“E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht  se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit”, tha Basha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *