Dhjetëra të vdekur nga tajfuni në Filipine

dhjetera te vdekur nga tajfuni ne filipine
dhjetera te vdekur nga tajfuni ne filipine

12:49 18/12/2021

Më shumë se 31 persona dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e një stuhie shkatërruese që ka përfshirë Filipinet.

Tajfuni që është quajtur Rai, ka goditur ishujt juglindorë të vendit, duke rrafshuar shtëpitë dhe ka shkaktuar erëra me një shpejtësi rreth 195 km/h.

Kjo është një nga stuhitë më të forta që ka goditur Filipinet këtë vit dhe ka rrëzuar shtyllat e energjisë, ka shkulur pemët dhe ka lënë tre milionë njerëz pa energji elektrike.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në rajonet e shkatërruara. Shumë banoë kanë mbetur pa shtëpi dhe janë përmbytur dhe kanë kërkuar ndihmë.

Mesatarisht rreth 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit ku dëmet që shkaktohet janë miliona Euro./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts