Dhjetëra të vdekur nga zjarri në pavionin Covid në Irak

23:56 13/07/2021

Më shumë se 100 të tjerë janë plagosur, ky është zjarri i dytë në tre muaj që përfshin njësitë e koronavirusit

Të paktën 92 persona kanë humbur jetën pas rënies së zjarrit në një pavion ku ndodheshin të shtruar  pacientë me COVID-19 në qytetin irakian të Nasiriya.

Më shumë se 100 u plagosën në Spitalin Al-Hussein. Zjarri u vu nën kontroll nga ekipet e mbrojtjes civile. Shkaku i zjarrit është i paqartë, por autoritetet kanë bërë të ditur se shkak mund të ketë qenë shpërthimi i bombule oksigjeni.

Reparti i ri ishte hapur vetëm tre muaj më pare dhe përmbante 70 shtretër. Autoritetet shëndetësore kane bërë të ditur se midis të vdekurve janë edhe dy anëtarë të personelit mjekësor dhe roja i spitalit. Zyrtarët shëndetësorë në Nasiriya thanë se operacionet e kërkimit në spital po vazhdojnë. Familjarët e zemëruar u përplasën me forcat e rendit, duke djegur dy automjete policie si dhe protestuan për neglizhencë nga ana e  autoriteteve.

Presidenti i Irakut Barham Salih tha se incidenti në Spitalin Al-Hussein ishte rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Ai shtoi se një hetim është ajo që u duhej familjeve të të vrarëve dhe bëri thirrje për një rishikim të institucioneve të vendit.

Në Prill, një bombul oksigjeni shpërtheu duke vrarë të paktën 82 njerëz dhe plagosi 110 të tjerë në një spital në Bagdad. Ministri i Shëndetësisë Hassan al-Tamimi dha dorëheqjen pas atij zjarri. Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar krizë në shërbimin shëndetësor të Irakut. Iraku ka regjistruar 1.4 milionë infeksione dhe ka raportuar më shumë se 17,000 vdekje nga koronavirusi.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *