Dhjetëra viktima në Europë nga stuhia Eunice

23:59 19/02/2022

Stuhia Eunice vazhdoi të godasë Europën veriperëndimore të shtunën, duke shkaktuar deri më tani të paktën 14 të vdekur, dëme të konsiderueshme materiale, dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.

Pasi goditi Irlandën, stuhia kaloi të premten mbi një pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, pastaj goditi Francën Veriore dhe vendet e Beneluksit dhe vazhdoi rrugën e saj drejt Danimarkës dhe Gjermanisë.

Për shkak të shpejtësisë së erës, autoritetet gjermane dhanë alarmin e kuq dhe e hoqën më vonë. Mbi 1,000 kilometra linja hekurudhore u dëmtuan, kryesisht të shkaktuara nga pemët e rrëzuara, tha një zëdhënës i kompanisë Deutsche Bahn.

Qindra fluturime, trena dhe tragete u anuluan në të gjithë Europën veriperëndimore pasi erërat ekstreme nga Eunice goditi më pak se 48 orë pas stuhisë Dudley, e cila la të paktën gjashtë persona të vdekur në Poloni dhe Gjermani.

Nga 13 vdekjet e regjistruara për shkak të Eunice, dy ishin në Poloni dhe Gjermani, katër në Holandë, tre në Angli, dy në Belgjikë si dhe në Irlandë. Shumë nga këto vdekje ndodhën për shkak të rënies së pemëve mbi automjete.

Një milion shtëpi mbetën pa energji elektrike në Poloni të shtunën, sipas autoriteteve lokale, dhe disa linja hekurudhore u pezulluan. Në Holandë, në kryeqytetin Hagë, dhjetëra shtëpi u evakuuan nga frika se kulla e kambanës së një kishe mund të shembej. Rrjeti hekurudhor holandez u ndërpre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.