“Dhuna e papranueshme”/ PD i përgjigjet deklaratave të Metës: Nuk e fshehu aleancën me Sali Berishën për të na shkatërruar! Ndërhyrja e Presidentit, njësoj si Rama








Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta i cili dënoi dhunën e ushtruar gjatë protestës së 8 janarit.

Kreu i Shtetit thotë se dhuna ishte e papranueshme nga të dyja palët. Për këtë, PD thotë se me këtë qëndrim, Meta nuk e fsheh aleancën me Berishën kundër selisë blu.

Sipas demokratëve, Berisha dhe Meta janë në një aleancë për të shkatërruar PD-në vetëm  për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku të strehohen për halle personale.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *