“Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi”- Basha publikon pamjet nga protesta: Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD








Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar pamje nga protesta në rrjetet sociale, ku thekson se Sali Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD.
“Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi”, thekson kryedemokrati, që shton se Berisha urdhëroi mercenarët të godisnin zyrat e partisë.

POSTIMI

Sali Berisha e paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi te gjithë sulmin e dhunshëm mbi selinë e PD në 8 janar.

Ndonëse e dinte fare mirë që në seli ndodheshin deputetë dhe drejtues demokratë, ai nuk i kurseu urdhrat për mercenarët që të godisnin zyrat e partisë. Të gjithë e dinim që ai do të bëhej i dhunshëm. Dhuna ishte qëllimi i tij që nga fillimi.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.