Dhuna ndaj avokatit/ Ilir Meta shkon në Spitalin e Traumës, interesohet mbi shëndetin e Sokol Mëngjesit! Takohet me familjarë dhe mjekë

dhuna ndaj avokatit ilir meta shkon ne spitalin e traumes interesohet mbi shendetin e sokol mengjesit takohet me familjare dhe mjeke

































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Avokat Genc Gjokutaj zhvilloi sot një vizitë në Spitalin e Traumës, për t’u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Avokat Sokol Mëngjesit, të dhunuar barbarisht pak ditë më parë në zonën e ish bllokut në Tiranë.

ilir meta

Presidenti Meta u takua me bashkëshorten, prindërit dhe familjarët e Avokat Mëngjesit, të cilëve ju shprehu të gjithë solidaritetin e mbështetjen.

Duke e dënuar me forcë këtë akt të qëllimshëm kriminal, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor, Presidenti Meta ju uroi familjarëve shërim sa më të shpejtë të Avokat Mëngjesit.

Gjithashtu, Presidenti Meta u takua edhe me Shefin e kirurgjisë në Spitalin e Traumës, Gjovalin Bushi, i cili e informoi në detaje mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Avokat Mëngjesit, si dhe falenderoi të gjithë ekipin mjekësor për humanizmin dhe përkujdesjen e dëshmuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts