Dhuna ndaj grave, një pandemi tjetër

20:00 14/05/2021

Gjate viteve të fundit është rritur numri i femrave të vrar , të abuzuara dhe të dhunuara

Një dekadë pas nënshkrimit  të konventës së Stambollit, traktatit historik të të drejtave të njeriut për të ndaluar dhunën me bazë gjinore, gratë në Turqi vijojnë të përballen me një sulm global ndaj të drejtave dhe sigurisë së tyre.

Kjo javë shënoi 10 vjet që kur 13 vendet e para nënshkruan në konventë.  Dubravka Šimonović, raportuese speciale e OKB për dhunën ndaj grave është shprehur se pandemia Covid zbuloi se çfarë po ndodhte më pare dhe se në të gjithë botën ka pasur një rritje të madhe të thirrjeve në linjat e ndihmës për dhunën në familje, raporte të grave të humbura ose të vrara.

Rritja e dhunës ndaj grave dhe vajzave ka ardhur edhe si rrjedhojë e një reagimi politik kundër konventës për të parandaluar dhunën në familje, për të mbrojtur të mbijetuarit dhe për të promovuar barazinë.

Tërheqja e Turqisë nga konventa përfshiu retorikën e përshkallëzuar anti-feministe, anti-gra dhe anti-LGBTQ + nga politikanët e saj, duke përfshirë presidentin, Rexhep Tajip Erdogan. Erdoğan ka deklaruar publikisht dhe vazhdimisht se nuk beson në barazinë midis burrave dhe grave dhe qeveria e tij gjithnjë e më shumë ka lidhur sigurinë e grave me qëndrimin në shtëpi me familjet e tyre dhe lindjen e më shumë fëmijëve.

Në Meksikë, 10 gra vriten në bazë të gjinisë çdo ditë. Në Peru midis marsit dhe korrikut të vitit 2020, kishte 11,000 raste të dhunës ndaj grave me gati 30% të atyre që u sulmuan nën moshën 18 vjeç. Në Egjipt , e cila nuk ka nënshkruar kurrë konventën e Stambollit, ka pasur përpjekje në rritje për të për shkeljen e të ashtuquajturave vlera familjare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *