Dhunë në Meksikë, studentët përplasen ashpër me policinë

14:40 03/10/2021

Dhuna ka shpërthyer në rrugët e qytetit të Meksikës ndërsa mijëra meksikanë dolën nëpër rrugë për të shënuar 53-vjetorin e masakrës së protestuesve studentorë të vitit 1968 në Sheshin Tlatelolco. Demonstruesit në kryeqytetin meksikan hodhën gurë dhe predha ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e zemëruar.

Në vitin 1968 forcat e sigurisë dhunuan mijëra njerëz të mbledhur në një tubim studentor të së majtës duke vrarë 300 njerëz, sipas aktivistëve të të drejtave dhe dëshmitarëve. Vrasjet ndodhën vetëm disa ditë para Lojërave Olimpike në kryeqytet, ndërsa qeveria u përpoq të shuante për javë me radhë  demonstratat masive nga studentët që kërkonin reforma demokratike ndaj administratës autoritare të Meksikës.

Manifestuesit thonë se u është sosur durimi me nivelin e lartë të korrupsionit dhe bashkëpunimit mes politikanëve e policisë me bandat kriminale. Ata akuzojnë qeverinë se po hesht për zhdukjen e studentëve, që dyshohet se janë vrarë nga bandat kriminale.

Më shumë se 50 vjet më vonë, këto përkujtime janë ende shumë emocionale dhe shumë simpatike edhe pse shumë nga pjesëmarrësit nuk kishin lindur akoma në vitin 1968.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *