Dhunë në tubimin e ekstremit të djathtë

14:00 06/12/2021

Mbështetësit e Zemmur grushtojnë aktivistet kundër racizmit

Takimi i parë elektoral i kandidatit të ekstremit të djathtë për president të Francës, Erik Zemmur u shndërrua në arenë dhune.

Disa prej mbështetësve të tij, të pranishëm në tubimin e zhvilluar në periferinë verilindore të Parisit, sulmuan me grushta e karrige disa aktivistë kundër racizmit që kishin hyrë në sallë, të cilët u gjakosën pas plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Dhuna nisi që në fillim të takimit, pasi njëri prej aktivistëve anti-racistë u hodh drejt kandidatit Zemmur, teksa ky i fundit përshëndeste turmën duke kaluar përmes tyre drejt foltores.

Në fjalimin e tij, ai tha se do të ripushtojë Francën, duke përdorur termin “Rekonkuista” që lidhet me periudhën historike 700 vjeçare, kur të krishterët luftuan kundër ushtrive myslimane për të marrë kontrollin e plotë të Spanjës.

Erik Zemmur kërkon largimin e Francës nga NATO dhe dëbimin e të gjithë emigrantëve. Zgjedhjet presidenciale zhvillohen në Prill të vitit të ardhshëm.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *