Dhunimi i të moshuarës në Pejë, reagon Albin Kurti: Ishte e tmerrshme ajo që pamë sot, s’ka qytetar që s’është shokuar

dhunimi i te moshuares ne peje reagon albin kurti ishte e tmerrshme ajo qe pame sot ska qytetar qe seshte shokuar
dhunimi i te moshuares ne peje reagon albin kurti ishte e tmerrshme ajo qe pame sot ska qytetar qe seshte shokuar

Lidhur me rastin e ushtrimit të dhunës ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve në Pejë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Skenat e dhunës që u shpërndanë në media e rrjete sociale, Kurti i ka quajtur të tmerrshme.

Ai ka thënë se institucionet kanë vepruar menjëherë sapo morën dijeni për rastin.

“Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuarën, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se do të qëndrojë pranë të moshuarve me vendime dhe përgjegjësi qytetare.

“Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts