Dhunoi të riun dhe u mori telefonin duke e kanosur me thikë, ndalohet 55-vjeçari! Nis hetimi për një shtetas i cili vrau me armë gjahu qenin që e sulmoi

dhunoi te riun dhe u mori telefonin duke e kanosur me thike ndalohet 55 vjecari nis hetimi per nje shtetas i cili vrau me arme gjahu qenin qe e sulmoi



































Policia e Fierit ka ndalur një 50-vjeçar, i cili pasi ka dhunuar një shtetas 33 vjeç dhe i ka marrë celularin duke e kanosur me thikë.

800-0-policia-2

Gjithashtu, komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 65 vjeç, pasi ka vrarë me armë gjahu, një qen i cili e kishte sulmuar.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin U. H., 50 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka dhunuar një shtetas 33 vjeç dhe i ka marrë celularin duke e kanosur me mjet prerës (thikë).

Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. Xh., 62 vjeç, banues në fshatin Gorishovë, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike;

-A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Muçaj, pasi duke djegur disa barishte në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke (vreshtë) e një shtetasi tjetër.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 65 vjeç, pasi ka vrarë me armë gjahu (që e posedonte me leje), një qen i cili e ka sulmuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts