Dhurata nga FSHF-ja, Tirana me 2 fusha të reja

SHPËRNDAJE

Më në fund një dritë shpese për bardheblutë. Pas vitesh pushim për investimet, Tirana pritet të marrë nga FSHF-ja dy dhurata.

skender halili

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r ribĂ«rjen e fushave nĂ« kompleksin “SkĂ«nder Halili”.

Mësohet se zyrtarët e akademisë bardheblu kanë kontaktuar me drejtuesit e federatës dhe këta të fundit kanë pranuar që të ribëjnë fushën me bar sintetik të klubit bardheblu.

Po kështu, është vendosur që fusha me bar natyral që ka mbi 13 vite me të njëjtin tapet, do të ndërrohet.

Investimet do të nisin menjëherë sapo të mbyllet sezoni që po luhet, ndërsa Tirana do të fitojë dy fusha të reja.

Si fusha me bar natyror dhe ajo me bar sintetik kanë përfunduar ciklin e tyre dhe duhet të ndërrohen.

Gjithashtu, klubi Tirana po ndërton një fushë të mbuluar ku do të stërviten moshat, por edhe në funksion të ekipit të parë. Aktualisht, fusha është në fazën e shtrimit të tapetit sintetik.

Gjithsesi, rikonstruksioni i dy fushave tĂ« “SkĂ«nder Halilit” do t’u jepte njĂ« dorĂ« tĂ« madhe bardhebluve, pasi nĂ« dy impiantet stĂ«rviten tĂ« gjitha ekipet zinxhir tĂ« TiranĂ«s.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *