“Dhurimi i gjakut është kthyer në një takim periodik”-Presidenti Meta në selinë e Vëllazërisë Ungjillore. Ja mesazhi i kreut të shtetit





Nën kujdesin e presidentit Ilir Meta u zhvillua sot në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, seanca e radhës e dhurimit vullnetar të gjakut, e organizuar në kuadër të nismës së ndërmarrë nga Kreu i Shtetit, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Meta 1

Presidenti Meta, pasi çmoi gatishmërinë dhe punën e pastor Ylli Doçit, të drejtuesve të tjerë shpirtërorë dhe besimtarëve ungjillorë të krishterë shqiptarë, sidomos të të rinjve të solidarizuar me kauzën fisnike, përsëriti apelin e tij për një ndërgjegjësim sa më të madh të opinionit publik dhe të dhuruesve vullnetarë, që të mbështesin këtë nismë humane për të përmbushur nevojat jetike të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë pacientëve që u nevojitet gjak.

“Kam kënaqësinë e veçantë të rikthehem sërish, në Qendrën e Krishterë Shqiptare, për të ndjekur nga afër këtë seancë dhurimi gjaku, të organizuar nga Vëllazëria Ungjillore Shqiptare. Kemi qënë së bashku, pak më shumë se 1 vit më parë, në një seancë tjetër dhurimi për fëmijët talasemikë dhe besoj se tashmë, dhurimi i gjakut është kthyer në një takim periodik, për anëtarët e Vëllazërisë Ungjillore.”, – theksoi Presidenti i Republikës.

“Të dhurosh gjak do të thotë të dhurosh jetë, sepse gjaku i dhuruar shpëton jetën e dikujt, që ka nevojë jetike për të. Dhe njëkohësisht, do të thotë të dhurosh dashuri, sepse dhurimi bëhet vetëm nëse dëshiron me shpirt e zemër ta bësh atë veprim.

Siç na mëson Shenjtorja jonë e dashur Nënë Tereza, përvjetorin e shenjtërimit të të cilës e festuam vetëm disa ditë më parë, ‘Dhuro dashuri kudo ku shkon!’. Dhe po ashtu, Shën Tereza na mëson se: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi’.

Të dhurosh gjak për të sëmurët talasemikë, e veçanërisht për fëmijët talasemikë, është të veprosh, t’u shërbesh atyre me një dhuratë të paçmueshme, si gjaku.

Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, që me aktin e tyre human, shpëtojnë çdo ditë jetë njerëzish, i japin shpresë dhe ju kthejnë buzëqeshjen fëmijëve talasemikë dhe të gjithë të sëmurëve, që kanë nevojë për këtë dhuratë të shtrenjtë jetësore.” – u shpreh Presidenti Meta.

meta 2 meta 3 meta 4

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *