Di Maio: Kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur

Italia dhe Rumania ndajnë një vizion të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Perspektiva e integrimit europian përfshin të gjithë zonën të Ballkanit Perëndimor”, theksoi shefi i diplomacisë italiane, pas takimit me homologun e tij rumun, Bogdan Aurescu.

“Ne jemi dakord për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur si edhe për ecjen përpara edhe të Serbisë dhe Malit të Zi”, shtoi Di Maio.

E gjitha kjo, sipas tij për të ruajtur besueshmërinë për një proces themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e një rajoni shumë pranë nesh.

“Padyshim, nga të dy palët duhet të ketë vullnet për të çuar përpara objektivat e përcaktuar”, përfundoi ministri italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *