Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak flet nga Roma: Hapa të tjerë na presim përpara, faleminderit Italisë për mbështetjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për vizitë në Itali ku është takuar ne nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Në Romë, pata kënaqësinë të diskutoj me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam, lidhur me zhvillimet e fundit në Ballkan. E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajcak

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.