Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Përmes tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj. PE: Çdo gjë tjetër përveç njohjes së ndërsjellë është zhgënjim

I dërguari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, në tryezën online e organizuar nga European Policy Centre, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka thënë se nuk ka dialog teknik, pasi çdo gjë në dialog është shumë politike. Sipas tij Kosova përmes këtij dialogu ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj.

“Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezantim si palë e barabartë në nisma rajonale. Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike, çdo gjë është shumë politike. Dëgjova kryenegociatorët në Bruksel, diskutuam për shumë orë gjatë dy ditëve, nuk kishte asnjë gjë teknike, çdo gjë ka ndikim politik. Dialogu është politik”, tha ai.

Ndërkaq, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon ka thënë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë synimi i marrëveshjes finale të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Njohja e ndërsjellë duhet të jetë synimi, çdo gjë tjetër do të ishte zhgënjim, mendoj se e kemi bërë këtë të qartë. Shpresoj që kur të vijmë afër fundit të negociatave, të kemi shtet tjetër që e njeh Kosovën e më pas të gjejmë proces kë në fund BE-ja si tërësi do të pajtohet po ashtu”, ka thënë Von Cramon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *