“Dialogu me Beogradin, prioritet”, Lajçak: Kosova ka plotësuar kushtet, meriton liberalizimin e vizave

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për media deklaroi se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

Në krah të Escobar, zyrtari i BE pohoi se dialogu Kosovë-Serbi është primar.

“Kosova meriton liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve. Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave. Ne e përkrahim dialogun, duhet lënë mbrapa gjërat e vjetra dhe tani ka rëndësi vetëm dialogu. Dy ditët që kaluam në Kosovë kanë qenë produktive, ku kemi takuar krerët shtetërorë e po ashtu edhe opozitën. E çmojmë opozitën që po e përkrahë dialogun me Serbinë. Dua të ripërsëris kemi ardhë në Kosovë që të tregojmë unitet dhe përkrahje për Kosovën”, theksoi ai.

Më tej i dërguar i BE-së tha se mandati i tij është i qartë, lehtësimi i një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian dëshiron ta bëjë të qartë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se çfarë marrëdhëniesh duan të kenë. Dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës, por me negocimin e marrëveshjes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne e shohim dialogun si prioritet në Ballkanin Perëndimor… Normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por kontribuon në stabilitetin në rajon, do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.