Dialogu në Bruksel, Stoltenberg takime “tet- a-tet” me Kurtin e Vuçiçin, zbardhen detajet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

Siç njoftoi sot shërbimi për shtyp i NATO-s, pas bisedimeve të ndara, janë paralajmëruar konferenca për shtyp për Stoltenberg dhe Vuçiç në ora 15:30 dhe Stoltenberg dhe Kurti në orën 17:00.

Vuçiç dhe Kurti takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s një ditë para raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte paralajmëruar për 18 gusht.

Presidenti serb tha dje se do të bisedojë me Stoltenberg më 17 gusht për rolin që NATO dhe KFOR-i luajnë në Kosovë.

“Këto do të jenë diskutime të mëtejshme për vendosjen e bashkëpunimit të mirë, komunikimit të mirë, i cili është shumë i rëndësishëm në momentet e krizës. Shpresoj se do të kemi një bisedë të mirë. Ne tashmë kemi pasur një bisedë telefonike dhe jemi marrë vesh që të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha problemet në Kosovë, veçanërisht në veri, në Bruksel”, tha ai.

Duke folur për dialogun me Kurtin, një ditë më vonë, Vuçiç tha se është shumë skeptik se mund të arrihet një rezultat.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se dialogu në Bruksel nuk duhet të jetë dialog për hir të dialogut, por dialog për një marrëveshje ligjërishtdetyruese, për normalizim të plotë me njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“Por duhet ta kuptoni se varet nga pala tjetër nëse do të ketë marrëveshje dhe për mua, vullneti dhe interesi janë të padiskutueshëm dhe të palëkundur”, tha Kurti në Prishtinë pas festimit të Ditës së Rinisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.