Dialogu, Nurellari: Kurti po përgatitet për fushatën e zgjedhjeve lokale, Serbia s’ka çfarë të humbasë, ja fati që e pret Kosovën nëse nuk arrin marrëveshje

Analisti Adri Nurellari i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi dhe takimet e fundit të tensionuara mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Nurellari drejton gishtin nga Kurti pasi thotë se po e përdor dialogun për tu përgatitur për zgjedhjet lokale që e presin në tetor.

Sipas tij, propozimet dhe gjuha mund ti japë Kurtit disa vota më shumë, por cënojnë seriozisht raportet me SHBA dhe BE.

‘’Kurti po përgatitet për fushatën e zgjedhjeve lokale, nuk po merr përgjëgjësitë. Ky lloj agresiviteti dhe retorike për disa është e pëlqyeshme. Por lideri politik dallohet nëse gjen zgjidhje për problemet e së ardhmes, punon për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshëm. Shpend Ahmeti e ka humbur shansin dy herë për tu bërë dikushi në Kosovë. Ai është periferik dhe qesharak. Ndoshta është filtrim. PSD nuk e ka fytyrë kryesore.
Duhet shpjeguar diçka thelbësore tek dialogu. Ka njëfarë logjike me Ahtisaarin, ideja e negocimit është që nuk merremi vesh për asgjë dhe merremi vesh për gjithçka. Ndryshe nga të tjerat, ka forma të tjera negocimi për të marrë pak nga pak të gjitha nga pak. Bëhet fjalë për një marrëveshje gjithpërfshirëse. Një paqe sshteruese që nuk lë bisht apo problem. Ideja thelbësore dhe projekti është të sigurohet marrëveshja ku të gjitha temat të shterohen dhe mos ketë hatërmbetje. Propozimi i Kurtit është që ose nuk e njeh ose e shpërfill.


Këto jane tema delikate, kanë qenë pjesë e negociatave. Përdorimi i këtyre propozimeve tregon se e bën në mënyrë elektorale se janë tema delicate ose i duket vetja arrogant e i fuqishëm dhe mund të përmbysë gjithçka. Ose me vërtet nuk e njeh këtë zanat, profesion, është naiv. Pra ka një të kaluar, nuk mund të ndryshojnë disa gjëra vetëm sepse vjen një kryeministër i ri.
Kosova çfarë ka arritur deri më sot është falë partneritetit me SHBA. Ne si factor shqiptar në rajon e kemi falë partneritetit me SHBA dhe BE. Kjo sjellje mund ti japë Kurtit vota, por të dëmtojë raportet. ‘’- tha Nurellari.

Për Nurellarin partnerët e Kosovës duan një zgjidhje paqësore të konfliktit pasi nuk duan ta mbajnë më të ngrirë një konflikt në mes të Ballkanit. Nëse nuk arrihet marrëveshje, për analistin është problem i Kosovës.

‘’Edhe në fund të fundit edhe marrëveshjet e Brukselit janë nënshkruar me angazhim, vëmendje, kohë të BE dhe SHBA. Paqja që po mbahet me zor, ka trupa të armatosura të NATO-s në Kosovë. Ardhja e një lideri të tillë kaq mospërfillës dhe përçmues, kjo e cënon duke i dhënë më shumë hapësirë Vuçiçit.
Partnerët duan projekt serioz, s’mund të mbajnë të ngritë një konflikt mes Ballkanit. Ata duan që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë një zgjidhje të gëlltitshme, të mjaftueshme të pranueshme. Kurti ka luajtur, tha që në Amerikë më presin thikat. SHBA dhe BE që janë partnerët kryesore të paqes, të shtet ndërtimit të Kosovës duan zgjidhje paqësore të konfliktit. ‘’- shton ai.

Për Nurellarin, Serbia nuk ka çfarë të humbasë përveç rrugës së integrimit në BE në rast se nuk arrin marrëveshje, por e kundërta ndodh me Kosovën.
Ai ka marrë dy shembuj të ngjashëm si Moldavia dhe Qipro Veriore që nuk kanë arritur marrëveshje dhe tashmë kanë ngelur provinca apo shtete shumë të varfëra me konflikte të ngrira.
Analisti thekson se Kosovës i intereson shumë arritja e një marrëveshje të ‘gëlltitshme’ pasi në rast të kundërt humbet shumë.

‘’Deklaratat e Kurtit kanë qenë kundër e njohjes e pranimit të arritjeve të mëparshme. Propozimet ishin qesharake, thotë mos ketë më CEFTA, të bëhet një marrëveshje e zonës së lirë ekonomike europiane, super qesharake. Marrëveshja e BE dhe e EFTA-s bëhet mes dy blloqesh të ndryshme tregtare. Kosova ka 96% interes për të hyrë në BE. CEFTA quhet paradhomë për të hyrë në BE, nuk është rivale ose alternativë. Propozimi i Kurtit është qesharak. Kurti ka ngrënë shpulla në diplomaci, ka ngrënë reagime. Rrezikohet raporti me SHBA dhe BE, rrezikohet një situatë ku Serbia të thuhet s’ka faj, Kosova bllokon për 6 vjet, nuk është vend paqedashës dhe Serbisë ja heqim pengesën për të hyrë në BE. S’ka çfarë humbet Serbia, në NATO s’do të hyjë, në OKB është, partnere në shumë aspekte është, vetëm integrimin europian. Investimet i shkojnë shkëlqyer. Ka marrë 44 milion dollarë në buxhetin e vetë Vuçiçi. Serbia s’ka çfarë të humbasë, humbet vetëm BE. Kosova është një vend i bllokuar në BE, NATO, OKB dhe që nuk investojnë vendet e huaja.

SHBA duan që Prishtina të tregohet e përgjegjshme dhe të bëjë një marrëveshje. Kurti doli qesharak, se mendon se Amerika është si Kosova e tij, vjen një lider dhe ndryshon gjithçka. Blinken doli e tha që vlerësoj punën e Grenell, do të vijoj rrugën e tij. Interesi i SHBA nuk janë ndonjë Iran apo ndonjë vend i botës së tretë, apo jo demokratike që qëllimet i mban fshehur. Qëllimet e SHBA janë publike. S’ka njeri që nuk i di. Qëllimi është i shprehur, do marrëveshje paqeje. Nëse nuk arrihet është problemi i Kosovës jo i saj. Mund të ndodhë si Moldavia, s’ka marrëveshje. Është vendi më i varfër i Europës. 1/3 e popullsisë ka nënshtetësi rumune. Doni rast tjetër, ishte Qipro e Veriut. Për kapriço dhe situatës atje nga anëtarë të BE kanë mbetur provincë e Turqisë. Ai fat e pret Kosovën nëse nuk arrin marrëveshje. Mosarritja e marrëveshjes ka kosto për Kosovën. ‘’- përfundoi Nurellari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *