Diamantet me vlerë 400 mln paund ngjallin polemika, ish-kolonitë kërkojnë kthimin e gurëve të çmuar pas vdekjes së Mbretëreshës

diamantet me vlere 400 mln paund ngjallin polemika ish kolonite kerkojne kthimin e gureve te cmuar pas vdekjes se mbretereshes
diamantet me vlere 400 mln paund ngjallin polemika ish kolonite kerkojne kthimin e gureve te cmuar pas vdekjes se mbretereshes

Diamantet me vlerë 400 mln paund ngjallin polemika, ish-kolonitë kërkojnë kthimin e gurëve të çmuar pas vdekjes së Mbretëreshës

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II solli pikëllim në mbarë botën, por nga Afrika e Jugut dhe India erdhën thirrjet për kthimin e dy diamanteve të Kurorës Mbretërore me vlerë prej 400 milionë paundësh.

Gjatë kohës së kolonive britanike, disa xhevahire u morën nga vendet nën sundimin britanik, të cilat sot po kërkojnë kthimin e tyre.

Vdekja e monarkes javën e kaluar ka nxitur thirrje për kthimin e dy prej diamanteve më të famshëm në botë, Kohinoor dhe Ylli i Madh i Afrikës.

Kohinoor ndryshoi pronësi midis udhëheqësve të ndryshëm në të gjithë Azinë, derisa përfundoi në Indi në duart e perandorit Maharaja Duleep Singh në vitet 1840.

Britanikët, një prani në rritje në vend, përfundimisht e detyruan Singh të dorëzonte diamantin ku u dërgua në Angli dhe u shfaq në Ekspozitën e Madhe të 1851.

Diamanti u përdor si një karficë nga Mbretëresha Victoria dhe më vonë u montua në kurorat e Mbretëreshës Alexandra dhe Mbretëreshës Mari.

Një tjetër diamant që kërkohet të kthehet është Ylli i Madh i Afrikës, i cili është diamanti më i madh i njohur në botë me prerje të pastër.

I njohur gjithashtu si Cullinan l, ai ishte pjesë e një diamanti më të madh të dhuruar për Familjen Mbretërore pasi u nxorr nga minierat në Afrikën e Jugut në 1905 kur vendi ishte nën sundimin britanik.

Diamanti masiv aktualisht është montuar në fundin e një skeptri që i përkiste Mbretëreshës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts