Dibala i gëzohet paraqitjes së bardhezinjve në “San Siro”: Unë lideri i Juventusit, mjaftohemi me barazimin








“Unë dua të jem lider dhe t’u mësoj të rinjve atë që më kanë mësuar mua”. Kështu e ka nisur Paulo Dibala deklaratën e tij pas ndeshjes me Interin, gjatë së cilës arriti të kthehej vendimtar për Juventusin pas më shumë se një muaji mes fushës dhe pankinës për një sërë arsyesh, nga vendimet e Alegrit te gjendja jo e mirë fizike. Argjentinasi si ekspert penalltish nuk gaboi edhe këtë herë duke u dhënë bardhezinjve, një pikë shumë të rëndësishme, vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, në një ndeshje shumë të vështirë ndaj një rivali direkt.

dibala

BARAZIMI – “Për nga mënyra si shkoi ndeshja, mendoj se është një pikë shumë e rëndësishme. pastaj ne jemi Juventusi, luajmë gjithmonë për të fituar dhe të gjithë ne kemi të njëjtin qëllim, të marrim tri pikët. Sot luanim kundër një skuadre që luan shumë mirë dhe e theksoj se më i rëndësishëm është fakti që nuk dolëm pa pikë, nga mënyra si shkuan gjërat”.

1 GOL PËR NDESHJE – “E dimë që po shënojmë vetëm nga një gol në çdo ndeshje dhe që duhet të përmirësohemi akoma në fazën ofensive. Do të ketë raste kur nuk do të na mjaftojë një gol i vetëm për të fituar ndeshjet, por do bëjmë maksimumin. Në gjithmonë kërkojmë të gjejmë rrugën e rrjetës, por varet edhe nga mënyra si zhvillohet ndeshja. Gjithsesi nëse na mjafton 1-0 për të marrë në shtëpi tri pikët, nuk ankohemi”.

DOMETHËNIA E GOLIT – “Ky gol do të thotë shumë për mua sepse dua gjithmonë të ndihmoj skuadrën dhe të bëj më të mirën për veten dhe tifozët tanë. Normalisht që nuk më pëlqen të qëndroj në pankinë, por së fundmi kam pasur disa shqetësime dhe më lëndon shumë ky fakt sepse gjithmonë përpiqem të jap gjithçka nga vetja dhe nuk ndihem aspak mirë kur më duhet të lë fushën e lojës për shkak dëmtimesh”.

FJALË LIDERI – “Unë nuk e di nëse mund të quhem lider, por mendoj se pas gjithë këtyre viteve që jam këtu, kam mësuar nga shumë futbollistë që kanë qenë më të mëdhenj se unë dhe në pozicione liderësh dhe fatmirësisht kanë qenë të shumtë në numër. Tashmë është radha ime ta bëjë këtë me më të rinjtë që kanë ardhur dhe do të kërkojë të bëj gjithmonë maksimumin me ta, për skuadrën”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *