Dieta vetëm me supë shkon keq, pas 2 muajsh 50-vjeçarit i ndodh e papritura e rrezikshme

Një burrë i cili vendosi të bënte një dietë për të humbur disa kilogramë të tepërt duke ngrenë vetëm supë, është përballur me një rezultat aspak të këndshëm.

50-vjeçari indian pohoi se pas dy muajsh nga nisja e dietës së tij, gjuha iu bë e zezë, me një shtresë të fortë dhe qime. “Daily Mail” shkruan se efektet anësore të dietës së tij njihen edhe nga shkenca me emrin “lingua villosa nigra”. Ai po ashtu pësoi edhe një paralizë të përkohshme në anën e majtë të gjuhës.

Pacienti iu drejtua më pas mjekëve dhe pas 20 ditësh trajtimi, gjendja u përmirësua. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë Orale, deri në 13 për qind e të rriturve mund të preken nga “lingua villosa nigra” në një moment të caktuar të jetës së tyre, në shkallë të ndryshme.

Kjo gjendje shpesh shkaktohet nga higjiena e dobët e gojës, por është vërejtur edhe tek njerëzit që konsumojnë kryesisht ushqime të buta, pasi ushqimet më të forta heqin qelizat e vdekura nga gjuha.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.