“DigitAlb” i bashkohet aksionit të Interpol kundër piraterisë IPTV, bllokohen 300 servera

digitalb i bashkohet aksionit te interpol kunder piraterise iptv bllokohen 300 servera
digitalb i bashkohet aksionit te interpol kunder piraterise iptv bllokohen 300 servera

Në kuadër të procesit të veprimeve kundër piraterisë televizive, nga organet ligjzbatuese në Evropë, udhëhequr nga Interpol, së fundmi është ndërmarrë një fushatë gjigante bllokimi në shkallë të gjerë të kanaleve që piratohen nga operatorë ilegalë.

Falë këtij aksioni, në 24 Maj është bllokuar IPTV pirat më i madh në Evrope, duke bllokuar mbi 300 servera dhe janë arrestuar personat përgjegjës.  Nga ky operacion janë identifikuar edhe persona që kryejnë këtë lloj aktiviteti në Shqipëri, por edhe në Ferizaj të Kosovës dhe Gostivar e Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

“DigitAlb” i është bashkuar këtij aksioni të Interpol, në koordinim dhe me AKEP dhe AMA, për të goditur çdo formë piraterie që cënon programin dhe interesin publik.

Përmes metodave kibernetike, DigitAlb identifikon çdo shërbim pirat duke e denoncuar pranë organeve ligjzbatuese në Shqipëri. Shumë nga kanalet e televizive që piratoheshin, tashmë janë mbyllur dhe programi i tyre është i pamundur të ndiqet përmes këtyre platformave.

“DigitAlb” është angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër fenomenit të Piraterisë. Ndaj ju këshillon që çdo zgjedhje e gabuar përveçse është e dënueshme, do t’ju kushtonte financiarisht dhe nuk do të plotësonte kërkesat tuaja për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar. Ndaj për të përfituar një program të sigurt dhe me standard, “DigitAlb” risjell në vëmendje t’i drejtoheni vetëm pikave zyrtare dhe të autorizuara kudo në Shqipëri, Kosovë e në Evropë, si dhe të vizitoni në çdo kohë faqen zyrtare www.digitalb.al, ku do të gjeni dhe ofertat më të favorshme edhe në platformën OTT përmes Aplikacionit “DigitAlb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts