Digjen rreth 7 hektarë grurë në Sheqeras, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

digjen rreth 7 hektare grure ne sheqeras zjarrfikesit nderhyjne per shuarjen e flakeve

Këtë pasdite zjarri ka përfshirë zonën torfike në fshatin Sheqeras të Korçës. Sipas informacioneve mësohet se janë djegur rreth 7 ha grurë. Zjarri është përhapur me shpejtësi në tokat e mbjella duke djegur kështu një pjesë të konsiderueshme të grurit .

Banorët e zonës, por edhe zjarrfikësit fatmirësisht kanë arritur ta shuajnë zjarrin e rënë duke evituar dëmin që mund të shkaktonte në sipërfaqe të mëdha me grurë.

Ndërkohë policia ka qenë në zonë, por ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit edhe pse sipas specialistëve torfa digjet në vetvete nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts