Digjet një kompleks banesash në Angli

digjet nje kompleks banesash ne angli
digjet nje kompleks banesash ne angli

22:25 10/12/2022

Raportohet për një të vdekur dhe disa të zhdukur

Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një bllok banesash në Jersey në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që dy persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i policisë lokale e përshkroi skenën si “shkatërruese” dhe paralajmëroi se mund të ketë më shumë viktima.

Ai bëri të ditur gjithashtu se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të portit të ishullit dhe ekuipazhet po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes.

Megjithatë autoritetet informuan se shërbimi zjarrfikës ishte thirrur nga banorët pasi kishin nuhatur gaz rreth zonës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts