Digjet rezervati natyror afër Romës, ekipet e zjarrfikësve evakuojnë banorët

19:20 13/08/2021

1 avion dhe dy helikopter janë dërguar për të shuar zjarrin në Monte Catillo

Zjarrfikësit  janë përpjekur  të frenojnë  zjarret që kanë djegur rezervatin natyror Monte Catillo pranë Romës, ndërsa një valë e jashtëzakonshme nxehtësie ka përfshirë tashmë  të gjithë Italinë.

Ekipet e zjarrfikësve po shuanin një zjarr që shpërtheu të enjten në perlen e natyres që eshte i  vendosur në periferi të Tivolit, rreth 30 kilometra në lindje të Romës, ku flakët pothuajse arritën në disa shtëpi. Shkaqet e zjarri ende nuk dihen dhe policia ka ngritur një hetim mbi ngjarjen.

Flakët iu afruan qytetit, duke detyruar të evakuuohen dhjetëra banore qe jetonin në këtë zone.

Shtatë ekipe zjarrfikësish janë vendosur  për të shuar zjarret, me mbështetjen e një avioni  dhe dy helikopterëve.

Rezervati Natyror Monte Catillo mbulon rreth 1,320 hektarë në malet e Tivolit, një qytet pranë Romës ku ndodhet  Villa d’Este, një vilë e shekullit të 16 -të që është simbol i Rilindjes Italiane të listuara si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO –s.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *