Dikur koloni e Anglisë/ Xhamajka kërkon shumën e majme nga mbretëresha Elizabeth: Duam dëmshpërblim për padrejtësitë që keni kryer ndaj paraardhësve tanë

Ish-kolonia e Londrës, Xhamajka, po fillon hapat e para për t’i kërkuar Londrës zyrtare një dëmshpërblim të majmë  për të kaluarën e saj dhe skllavërimin e popullsisë.

Ishulli i Karaibeve ka qenë koloni britanike nga viti 1655, kur flota angleze pushtoi ishullin që mbahej nga spanjollët.  Xhamajkës iu rikthye pavarësia vetëm në vitin 1962, edhe pse mbeti pjesë e CommonËealth, me mbretëreshën britanike që formalisht është ende kreu i shtetit.

“Ne shpresojmë që drejtësia të na dëmshpërblejë për padrejtësitë që ata kanë kryer ndaj paraardhësve tanë”, deklaroi ministrja xhamajkane e Kulturës dhe Sportit, Olivia Grange.

Xhamajka në shekullin e 18-të kishte më shumë se 600 mijë skllevër, që punonin forcërisht në plantacione te ndryshme në ishull, por edhe tregtoheshin në vende të tjera.

Edhe pse nuk është zyrtarizuar, kërkesa fillestare e palës xhamajkane do të jetë rreth 10.5 miliardë dollarë që përfaqëson të njëjtën shumë pak a shumë të dëmshpërblimit që Londra i ka dhënë dikur pronarëve të skllevërve, kur skllavëria u cilësua si praktikë e jashtëligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *