Dikur njerëzit “turreshin” drejt dyqaneve, sot pak e dinë produktin më të fundit të Apple

dikur njerezit turreshin drejt dyqaneve sot pak e dine produktin me te fundit te apple

19:51 05/06/2023

16 vite më parë, Greg Packer u bë mjaft i njohur pasi ishte aq i dëshpëruar për të blerë një iPhone sa qëndroi para dyqanit kryesor të Apple në New York për 4 ditë me radhë.

Ja si dukej në atë kohë pjesa para dyqanit të Apple, kur lançohej një produkt i ri, në New York dhe Francë.

dikur njerezit turreshin drejt dyqaneve sot pak e dine produktin me te fundit te apple 1
New York
dikur njerezit turreshin drejt dyqaneve sot pak e dine produktin me te fundit te apple 2
Francë

Këto radhë krijoheshin vit pas viti sa herë Apple nxirrte në treg një iPhone të ri apo iPad. Eantuziami i njerëzve ishte i vërtetë deri në shkallë ekstreme, siç e përmendëm më lart. Që kur u lançua iPhone i parë nga Steve Jobs më 9 Janar të 2007-ës, njerëzit mezi kanë pritur t’i blejnë pavarësisht kostove të larta.

Por, le ta krahasojmë të gjithë këtë me situatën sot. Nuk jemi të sigurt nëse e dini se Apple po lançon një produkt të ri masiv. Janë një palë kufje të cilat kanë vite që po përgatiten. Ato quhen “Reality One” dhe ngjajnë me syzet e skive, pasi ofrojnë një përvojë të paprovuar më parë, një realitet i ri virtual. Gjithë kjo punë e madhe e kompanisë dhe ne sërish jemi në dilemë nëse klientët e dinë si informacion.

E pse ndodh kjo? Sepse njerëzit nuk e kanë më entuziazmin si dikur. Në Prill të këtij viti, Bloomberg raportoi se Apple po mendonte të shiste mbi 3 milionë njësi të iPhone, por tani shifra ka rënë në 900 mijë. Apple shet rreth 200 milionë iPhone në vit, megjithatë mos ndoshta njerëzit janë mërzitur me pajisjet gjithnjë e më inovative?!/tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts