Dikur sfidonte Tyson dhe Klitschko, ish-kampioni i peshave të rënda hedh “KO” kalimtarin me një goditje (VIDEO)

Ish-kampioni i peshave të rënda, britaniku Julius Francis, i cili gjatë karrierës së tij sfidoi kampionë si Mike Tyson dhe Vitali Klitschko, ka shtrirë në tokë me vetëm një goditje me grusht një të ri jashtë “BoxPark” në Londër ku punon si roje sigurie.

Francis, tani 57 vjeç, fitoi 23 nga 48 ndeshjet në karrierën e tij dhe humbi në mënyrë të famshme nga legjenda e boksit Tyson në vitin 2000, në përballjen që u zhvillua në Mançester.

Sa i përket incidentit që përfshin Francis, ai është bërë viral në Tëitter. Pamjet tregojnë për një sherr mes një grupi burrash dhe ish-kampionit të peshave të rënda, i cili po punon si roje sigurie në lokalin, në perëndim të Londrës.

Në veçanti, një djalë nisi të zemërohej dhe u bë agresiv përkundrejt Francis pasi dëgjohet në video duke bërtitur “Ik q**”. Ky i fundit përdor grushtin e dorës së djathtë dhe jep një goditje të rëndë që e hedh në tokë pa ndjenja djalin e ri.

Ndërkohë, policia Metropolitane njoftoi: “Policia është në dijeni të pamjeve që qarkullojnë në mediat sociale që tregojnë një incident që përfshin stafin e sigurisë dhe një pjesëtar të publikut jashtë Boxpark në Wembley. Një hetim për rrethanat, përfshirë për të përcaktuar identitetin dhe mirëqenien e personave të përfshirë, është duke u zhvilluar. Nuk ka pasur asnjë arrestim dhe hetimet janë në vazhdim”.

Një zëdhënës i BoxPark shtoi: “Ekipi ynë është në dijeni të pamjeve që shpërndahen në internet.

“Ky incident është aktualisht në shqyrtim dhe është pjesë e një hetimi policor në vazhdim dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej për incidentin në këtë moment.

“Dëshirojmë të theksojmë se siguria dhe mirëqenia e klientëve dhe stafit tonë është prioriteti ynë numër një”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *