“Dikush duhet çuar edhe në SPAK”/ Petro Koçi replikon me Artan Lamen: Kadastra na krijoi kosto politike, larg institucioneve duhet të qëndrojë korrupsioni dhe jo…










Deputeti i PS, Petro Koçi i është përgjigjur kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili një ditë më parë tha se politika duhet të qëndrojë larg punëve të këtij institucioni.

petro koci artan lame

Me anë të një statusi në Facebook, Koçi thotë se Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Ndryshe nga Artan Lame, deputeti thekson se politika nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni.

“Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK’, shkruan Koçi si replikë ndaj Lames.

PO ÇFARË DEKLAROI ARTAN  LAME?

Një ditë më parë, Artan Lame kërkoi nga politika që të qëndrojë larg Kadastres. Ai tha se  vetë ka cuar dosje për hetim të mëtejshëm, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të shkojë ta ndihmojë.

“Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin, që është Kadastra në rastin konkret le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë‘’ tha Artan Lame.

LEXO EDHE: 

Akuzat e Petro Koçit për Kadastrën/ Artan Lame: Politika të rrijë larg, unë kam çuar vetë dosje për hetim! SPAK të vijë të na ndihmojë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *