“Dilni menjëherë jashtë”/ Alarm në zyrat e BBC, punonjësit braktisin godinën

Programi “Today” në BBC në Radio 4, u ndërpre mëngjesin e sotëm, pasi një alarm urdhëroi njerëzit të largoheshin nga ndërtesa. Mediat britanike shkruajnë, se emisioni u ndërpre nga një alarm që thoshte: “Ju lutem, dilni nga ndërtesa menjëherë nga kalimi më i afërt”

Një nga prezantuesit u tha dëgjuesve të shqetësuar: “Ju mund të dëgjoni se kemi një alarm të vogël këtu”.

Programi popullor i mëngjesit u shfaq rreth 20 minuta më vonë, ndërsa Nick Robinson u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur dhe pretendoi se ishte një alarm i rremë.

“Pavarësisht asaj zhurme që thoshte se kishte një emergjencë, me sa mund të themi, nuk kishte”, citohet të ketë thënë ai.
Nick më vonë ndau një foto të tij dhe të bashkë-prezantueses Martha Kearney ndërsa ata prisnin me durim jashtë studios në motin e ftohtë pas evakuimit.

“Emergjenca ka përfunduar. Nëse do të kishte një të tillë… tani jemi kthyer në studio”, u tha ai ndjekësve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.