“Dimri është një kërcënim”/ Sekretari i Shëndetësisë në Britani: Mund të kemi 100 mijë infektime në ditë, dozat përforcuese na mbajnë të sigurt

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Sajid Javid ka mbajtur pasditen e sotme një konferencë të jashtëzakonshme për situatën e rënde të Covid-19. Ai tha se dimri paraqet kërcënimin më të madh pasi rastet po rriten dita-ditës.  Ai shton se numrat e rasteve mund të shkojnë deri në 100,000 në ditë.

Më tej ai ka njoftuar marrëveshje të reja me ilaçe antivirale.

“Ne duhet të jemi krenarë që Mbretëria e Bashkuar është në krye të trajtimeve. Dexamethasone vlerësohet se ka shpëtuar një milion jetë në të gjithë botën. Ne po shohim zhvillime premtuese edhe për antiviralët. Ata punojnë duke synuar virusin në fazën e hershme dhe duke prishur mënyrën e zhvillimit dhe shumimit të tyre. Unë jam i kënaqur të njoftoj se kemi nënshkruar dy marrëveshje historike për të furnizuar qindra mijëra doza të dy antiviralëve të rinj. Gara midis” virusit dhe vaksinave po ngushtohet”- tha Sajid Javid, duke shtuar se qeveria do të dyfishojë përpjekjet për t’i bërë njerëzit të marrin edhe një dozë.

“Injeksionet përforcuese janë jetësore për t’i mbajtur njerëzit të sigurt gjatë muajve të ardhshëm”- shton Javid.

Ai përsëri u bëri thirrje njerëzve që t’i përmbahen një regjimi testimi dhe të izolohen nëse kanë rezultuar pozitivë.

Javid thotë se qeveria është e shqetësuar për rritjen e rasteve dhe numrin e vdekjeve. Por vaksinat po funksionojnë qartë dhe vlerësohet se kanë shpëtuar 130,000 jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *