Dimri thellon krizën humanitare në Gaza

dimri thellon krizen humanitare ne gaza
dimri thellon krizen humanitare ne gaza

[embedded content][embedded content]

12:08 08/01/2024

Situata po bëhet e rëndë edhe për shkak të përhapjes së sëmundjeve infektive

Palestinezët e zhvendosur në një kamp të improvizuar në Rafah po përballen me një dimër të ashpër pa strehimin e duhur dhe bazat për mbijetesë pas gati tre muajsh lufte. Ndërsa moti është ftohur ndjeshëm Zayda al-Breem nga Khan Younis tregon kushtet katastrofike ku familja e saj jeton, të cilët flenë në tokë.

“Janë bërë plot tre muaj. Situata është e vështirë dhe askush nuk mendon për ne, kur erdhëm për herë të parë këtu, 15 ditët e para, nuk gjetëm perime, as ujë, as tualete, ishte shumë e vështirë, shumë e vështirë. Çdo natë përpiqemi të mbulojmë fëmijët me këto që kemi.”

Alia Ghaban, e cila u zhvendos nga Beit Lahiya, përpiqet që me ato që ka zona të ushqejë familjarët e saj. Shprehet se buka që bën nuk ishte e cilësisë së mirë, por në rrethanat që jetojnë është një bekim, dhe mjaftohen me të.

“Pjek buk për njerëzit këtu. Mbledhim degë dhe dru nga të gjitha zonat, afër Egjiptit, dhe rreth Khan Younis, dhe zona të rrezikshme ku ka të shtëna, madje i mbledhim nga rrugët, dhe ndezim sobën dhe pjekim për njerëzit.”

Situata po bëhet e rëndë edhe për shkak të përhapjes së sëmundjeve infektive.

“Fëmijët janë të sëmurë të gjithë, me të vjella, kollë dhe temperaturë të lartë për shkak të të ftohtit. Këtu mungojnë ilaçet dhe mbulesat për të mbuluar fëmijët.”

E vetmja gjë që kërkojnë banorët është një armëpushim që të jenë në gjendje të kthehen andej nga kanë ardhur. Pothuajse të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës kanë humbur shtëpitë e tyre, të dëbuar nga bombardimet dhe ofensivës tokësore që Izraeli filloi pasi luftëtarët e Hamasit tërbuan përtej kufirit më 7 tetor, duke vrarë 1400 njerëz.

Më shumë se 22,800 palestinezë janë vrarë nga bombardimet izraelite, thonë autoritetet shëndetësore në Gaza, ndërsa një raport i mbështetur nga OKB javën e kaluar paralajmëroi se e gjithë popullata përballej me nivele krize të urisë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts