Diplomacia ndërkombëtare në veprim, kërkohet armëpushim mes Izraelit e Palestinës

13:43 16/05/2021

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një takim urgjent këtë të diel në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu tronditjen dhe shqetësimin e tij te thellë për numrin e viktimave civile në luftimet në Gaza dhe sulmin e Izraelit në ndërtesën ku ndodheshin edhe zyrat e medias.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi biseda telefonike me kryeministrin izraelit Netanyahu dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, të cilëve u shprehu shqetësimin në lidhje me situatën. Biden i tha kryeministrit Netanyahu se SHBA vazhdojnë që të mbështesin të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Biden i ka thënë presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas se Uashingtoni është i përkushtuar për “forcimin e partneritetit” mes SHBA-së dhe palestinezëve, por ka theksuar nevojën “që Hamasi të ndalojë sulmet me raketa në Izrael”. Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar të ulin dhunën, e cila është më e rënda që nga viti 2014.

Ndërkaq Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë të Martën bisedime urgjente mbi luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe Palestinezëve.

Borrell ka deklaruar se përfaqësuesit e diplomacisë evropiane do të diskutojnë sesi mund të kontribuojnë për t’i dhënë fund konfliktit ku po vriten gjithmonë e më shumë njerëz. Ministrat e Jashtëm të BE në mbledhjen e jashtëzakonshme do të koordinojnë veprimet se si BE mund të kontribuojë më së miri për t’i dhënë fund dhunës aktuale. 

Gjatë administratës se ish-presidentit Trump shteteve të ndryshme ju kërkua që të lëviznin ambasadat nga Tel Aviv në Jeruzalem ndërsa BE e kundërshtoi këtë thirrje të SHBA-ve. Në orët e fundit OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Kryeministri Netanyahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment. Netanyahu ka thënë se fushata aktuale kundër militantëve palestinezë “do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet”.

Klan Neës

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *