
09:51 09/03/2022
Diplomacia është në lëvizje ndërkohë që në Ukrainë zhvillohen luftime. Ditën e sotme pritet që të ketë lëvizje në Kremlin, SHBA, Europë, Britani dhe NATO. Në orën 10:00 do të dalë në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
Pas kësaj, Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të takojë udhëheqësin holandez Mark Rutte në Paris. Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau do të takohet me kancelarin gjerman Olaff Scholz në Berlin.
Në mesditë do t’i lihet vendi kryeministrit britanik Boris Johnson i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve britanikë.
Po ashtu pritet që të ketë një konferencë për shtyp mes Ministres së Jashtme të Britanisë, Liz Truss me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken./tvklan.al