Diplomatët dalin nga salla gjatë fjalës së Lavrov

13:22 01/03/2022

Përfaqësuesit e Europës dhe aleatë të tjerë u larguan nga salla e mbledhjes së jashtëzakonshme të Parlamentit Europian teksa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shfaq në një videokonferencë.

Një një video të postuar nga delegacioni francez shihen dhjetëra zyrtarë që dalin nga salla ndërsa Lavrov nis fjalimin e tij. Në përshkrimin e bashkangjitur videos, shkruhet se ky veprim u bë në kuadër të shfaqjes së mbështetjes ndaj Ukrainës.

Gjatë fjalimit të tij, Lavrov tha se nuk mundi të ishte prezent fizikisht për shkak të masave “fyese” të Bashkimit Europian, i cili ka aplikuar sanksione mbi Rusinë pas sulmit të saj drejt Ukrainës./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts