Diplomatët e BE-së mbështesin zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë, çështja e vetme ku palët ishin dakord

diplomatet e be se mbeshtesin zgjidhjen me dy shtete izrael palestine ceshtja e vetme ku palet ishin dakord

Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja ndaj Hamasit pasi sipas Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Brukseli e sheh si shumë të rëndësishme shpërbërjen e rrjetit financiar të organizatës që Uashingtoni dhe BE e konsiderojnë si terroriste. Kjo duket të jetë pika e vetme, me të cilën diplomatët evropianë janë në pajtim me Izraelin, pasi për një çështje tjetër me rëndësi, atë të krijimit të një shteti palestinez, Izraeli dhe Brukseli nuk bien dakord.

Një ditë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli kundër krijimit të një shteti palestinez, kryediplomatët e Bashkimit Evropian këmbëngulën se e vetmja zgjidhje për konfliktin është krijimi i dy shteteve.

“Për sa kohë të jem kryeministër, do të vazhdojë të këmbëngul fuqishëm kundër një shteti palestinez”, tha Kryeministri Netanyahu të dielën.

“Izraeli mund të jetë i sigurt vetëm kur palestinezët të kenë siguri dhe dinjitet. Palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe liri vetëm kur Izraeli ka siguri. Prandaj zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme. Ata që e kundërshtojnë këtë nuk kanë dalë me një alternativë deri më tani”, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, para se të hynte në takim.

Qëndrimin e zonjës Baerbock e mbështeti edhe shefi i politikës së jashtme të BE-s, Josep Borrell.

“Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë së foluri për paqen dhe të fillojmë të flasim më konkretisht për procesin e zgjidhjes me dy shtete. Pra le të flasim për atë që duam të bëjmë. Ajo që duam është të ndërtojmë një zgjidhje me dy shtete”, tha zoti Borrell.

Gjatë takimit që u mbajt sot të kabinetit të Autoritetit Palestinez, Kryeministri Mohammad Shtayyeh tha se “ka një lëvizje ndërkombëtare drejt zgjidhjes me dy shtete”.

“Ne e dimë se ka një konsensus ndërkombëtar për krijimin e një shteti palestinez”, tha zoti Shtayyeh.

Në Bruksel, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i pranishëm në takimin e BE-së, tha se do të kërkojë nga BE-ja ndihmë për dy qëllime: lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe:

“Së dyti, të mbështesim Izraelin për të shkatërruar organizatën terroriste Hamas që sulmoi Izraelin në mënyrë brutale dhe ne duhet të rikthejmë sigurinë tonë. Ushtarët tanë po luftojnë në kushte shumë të vështira për këto dy qëllime: të kthejnë pengjet dhe të rivendosin sigurinë për qytetarët e Izraelit”, tha zoti Katz.

Me kërkesën e dytë janë pajtuar diplomatët e BE-së të cilët sipas ministres së jashtme gjermane Baerbock, e shohin shpërbërjen e rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit si tejet të rëndësishëm.

“Bashkimi Evropian sapo ka miratuar sanksione kundër rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit”, njoftoi zonja Baerbock .

Para dhe gjatë takimit të BE-së janë bërë edhe thirrje për një pauzë të re në luftën e Izraelit për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts