Diplomati amerikan tërhiqet nga bisedimet me talibanët

12:20 19/10/2021

Diplomati kryesor amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad është tërhequr nga detyra e tij pas më pak se dy muajve që trupat e SHBA-së u larguan nga vendi.

Khalilzad udhëhoqi dialogun e SHBA-së me talebanët, por muajt e mbushur me biseda diplomatike dështuan në parandalimin e grupit militant për të marrë pushtetin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken njoftoi se vendin e tij do ta zërë deputeti Thomas West, ndërsa në një letër shprehu mirënjohjen ndaj Khalilzad për shërbimet e tij .

Në përgjigjen për Blinken, ish-diplomati u shpreh se “marrëveshja politike midis qeverisë afgane dhe talibanëve nuk shkoi siç ishte parashikuar”. Ai tha se do të shprehte mendimin e tij për çështjen në ditët në vazhdim, ndërsa shtoi se ishte “i trishtuar” për situatën e tanishme të afganëve.

Zalmay Khalilzad është një diplomat veteran amerikan, që ka shërbyer nën drejtimin e presidentëve Trump, Obama dhe Bush./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *