Diplomati kinez dhunon protestuesit në Mançester, deputetja britanike bën thirrje për dëbimin e tij nga vendi

diplomati kinez dhunon protestuesit ne mancester deputetja britanike ben thirrje per debimin e tij nga vendi
diplomati kinez dhunon protestuesit ne mancester deputetja britanike ben thirrje per debimin e tij nga vendi

Një nga diplomatët më të lartë të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar është përfshirë në dhunën kundër protestuesve pro-demokracisë në konsullatën e Mançesterit , ka thënë një deputete britanike.

Alicia Kearns, një deputete konservatore, tha se konsulli i përgjithshëm i Pekinit në Mançester, Zheng Xiyuan, u pa duke “shqyer postera” përpara se një aktivist i Hong Kongut të sulmohej të dielën.

Pamjet e postuara në internet tregojnë një person, që besohet të jetë Zheng, një zyrtar veteran i Partisë Komuniste Kineze, duke rrëzuar një poster dhe duke i tërhequr flokët një protestuesi, i cili më pas u tërhoq zvarrë brenda territorit të konsullatës dhe u rrah.

Kearns, kryetare e komitetit për çështjet e jashtme të Commons, tha se dhuna ishte një “përshkallëzim rrëqethës” i shtypjes së Kinës ndaj protestave pro-demokracisë. Ajo bëri thirrje që personat e përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj protestuesëve të ndiqen penalisht ose të dëbohen nga Britania brenda një jave.

Kearns tha: Ne nuk mund të lejojmë CCP të importojë rrahjen e protestuesve, heshtjen e fjalës së lirë dhe dështimin e tyre për të lejuar herë pas here protesta në tokën britanike. Ky është një përshkallëzim rrëqethës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts