Diplomatja Yuri Kim dhe një delegacion i Senatit amerikan ‘zbarkojnë’ në selinë blu, takim me kryedemokratin Lulzim Basha








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohet këtë të enjte me një delegacion nga Senati Amerikan si dhe ambasadoren Yuri Kim.

kim basha

“Panorama” mëson se takimi do të mbahet në selinë blu në orën 15:00.

Delegacioni i cili kryesohet nga diplomatja amerikane Yuri Kim, do të përbëhet nga të deleguar të Senatit amerikan, me zyrtarët si: Robert Karem, Paul Groce, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai.

Kujtojmë që pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit dërgoi në Kongresin amerikan, raportin mbi vendimet që janë marrë gjatë vitit 2021, për kufizimin e vizave dhe shpalljen “non grata” të zyrtarëve apo politikanëve të përfshirë në akte korruptive në të gjithë botën.

Në raportin që DASH i ka paraqitur Kongresit amerikan, ish-kryeministri Sali Berisha renditej i treti në listën e personave të shpallur non grata, ndjekur nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *