Disa anëtarë të PD kërkuan dorëheqjen e Bashës/ Ervin Salianji: E bëjnë për interesa dhe inate personale. Sovrani, votuesi i PD



Demokrati Ervin Salianji, i cili siguroi mandatin e tij në zgjedhjet e 25 prillit ka komentuar iniciativën e disa zërave në PD dhe jo vetëm, për dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i partisë.

salianji

Salianji tha në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ se reagimet e Ristanit, Nishanit apo dhe Kadillit, janë thellësisht për interesa apo dhe inate personale.

Largimin e Bashës e kërkon Ristani, Nishati dhe Kadilli…

Salianji: Thellësisht interes, apo inate personale. Nëse ka njerëz që na e kërkojnë, nëse kërkojnë përgjegjësi demokratët, ne do të përulemi. Në 22 korrik kemi procesin për kryetarin e PD. Fitues apo humbës qofshim. Tani vijmë tek emrat, por a keni dëgjuar ndonjë pakënaqësi nga ata? Që duhet bërë diçka më shumë ka vetëm një element. Nëse flasim për moralin politik, s’mund të flitet. Nëse kërkohet nga dikush që të largohet dhe të dorëhiqet, s’ka kuptim.

Gjithsecili duhet të kërkojë tek vetja në radhë të parë nëse paraqet moral politik dhe pastaj të shkojë tek demokratët. Unë për qëndrime dhe emërime të personave, dhe për disa prej këtyre, kam dhënë dorëheqje nga sekretari i PD. Kam menduar se për shkak të moskontributit të tyre, s’duhet të ishin në instanca të larta. Kam folur për gjithçka se si mund të arrihet sa më shumë interesi i PD për të fituar. Në cilën betejë kanë qenë ata sot?? Njëra prej firmëtareve është avokate në KQZ e partisë së ish-kryetares së Kuvendit. Si të largojmë këtë dhe të vijnë ky tjetri? Kush është më sovran dhe autoritar se sa votuesi i PD. Për të vendosur se kush është më i mirë dhe kush drejton më mirë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *