“Disa e kanë pritur pushtetin për…”/ Dashamir Shehi: Shoh brenda PD fytyra të trishtuara jo se ka humbur e djathta, por se nuk bëhen dot drejtorë



dash shehi ne PD

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaron se nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të analizohet sipas tij deformimi i sistemit zgjedhor, deformimi kriminal i votës dhe deformimi teknik i votës.

“Do të fillojë analiza ku kemi gabuar. Kush i deformon zgjedhjet brenda sistemit zgjedhor? PS ka 48.57% dhe merr 74 mandate. PS-ja ishte e vetme në zgjedhje dhe ka marrë më pak se gjysma e votave dhe më shumë se gjysma e deputetëve. Në total, ka marrë 77 deputetë derivat i një ligji që nuk është përfaqësues për vendin, një ligj i keq që kemi firmosur edhe ne për këtë ligj. Ky nuk është ligj përfaqësues për votën shqiptare. Kemi deformim të sistemit zgjedhor, më pak se 50% e votës derivon mbi 70 deputetë. Kemi deformim kriminal të votës dhe deformim teknik të votës, që janë 80 mijë vota. Do marrim të analizojmë këta faktorë me radhë, ka kohë të mjaftueshme deri në shtator për t’u marrë me këtë punë”.

Sa i takon thirrjes së Ramës për bashkëpunim me PD, Shehi thotë se ky është një provokim që u bë edhe para zgjedhjeve. Ai u bën thirrje edhe kolegëve opozitarë që janë joshur nga kjo ftesë e kryeministrit, që të kenë kujdes pasi beteja e së djathtës thotë ai është me moralin dhe çuarjen e Shqipërisë në BE, jo në Turqi.

Është brenda linjës së Ramës se e provokoi edhe para zgjedhjeve dhe ia arriti që LSI-ja ta neutralizojë. Ky lloj diskutimi që thotë Rama duket si pro perëndimor, është miklues për disa arrivistë dhe karrieristë brenda PD-së. Si të thuash nje lloj karamele per disa qe e kanë prit pushtetin si burim material, qe ku do punoj une.

Sot unë shoh brenda PD-së, e them me dhimbje këtë, shoh fytyra që janë trishtuar jo se ka humbur e djathta, jo se ka humb demokracia, mua kjo me trishton se kam 25 vjet ne opozita, por se ka humbur perspektiva se ky do të bëhej drejtor i KESH-it, ai i leshit, ai a kupton ti. E i them kujdes kolegë opozitarë, beteja jonë është me moralin dhe me të drejtën, beteja jone eshte ta marrim të çojmë Shqipërinë në BE. Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi u dashka bashkeqeverisje, unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, tha Shehu në A2.

Dashamir Shehi thotë se kreu i PD, Lulzim Basha nuk mund të gjykohet pa përfunduar hetimet për krimet zgjedhore.

“Unë drejt idesë së bashkimit të së djathtës po shkoj, por njëherë duhet qetësuar ambienti politik brenda opozitës shqiptare. Duhet të marrim me radhë faktorët negativë që çuan në këtë rezultat, t’i bëjmë të qartë ndërkombëtarëve që nuk është kjo Shqipëria, se ndryshe nuk është Bjellorusia dhe e treta në një proces politik që pse e djathta nuk është në gjendje të krijojë demokraci të brendshme, në vend të korrentit krijon fraksione. Ne duhet t’i japim këtë lloj frymëmarrje jo vetëm për Kollozin për shumë Kollozë të tjerë intelektualë. Nuk kemi të drejtë të gjykojmë Bashën pa përfunduar hetimet. Ne nuk kemi raport zyrtar të OSBE-së, kemi dy muaj punë të vërtetojmë ç’është vjedhur, pastaj të gjejmë asetet e reja të së djathtës dhe asistuar të djathtës në një pozicion politik. Nuk mund të qëndrojë më mbi antikomunizmin. Duhet një përqasje e re për botën e biznesit dhe intelektualëve”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *