Disa protestues serbë nuk largohen nga Jarinja, Njësia Speciale kthehet prapa në pozicion, rritet prania e KFOR-it

Në një prej pikave në Jarinjë ku janë të grumbulluar disa protestues serbë është ndalur edhe një kordon i Policisë së Kosovës, të cilët janë interesuar për një kamion që vazhdon të qëndrojë ende i barrikaduar në një skaj të rrugës.

Një përfaqësues i Policisë së Kosovës është afruar për komunikim me protestuesit për t’i pyetur rreth atij kamioni, megjithatë është larguar menjëherë pas pak çastesh pa ndonjë përgjigje.

Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë”. Ndërsa numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *