Disa shtete në emergjencë nga zjarret

22:22 20/08/2023

Emergjencat në luftë me flakët

Greqi

Zjarret përfshijnë qytetin portual Aleexandropoulos në veri të Greqisë. Autoritet lokale kanë njoftuar banorët e qytetit të mbyllin dritaret për shkak të tymit të përhapur që mund të jetë mjaft i dëmshëm. Zjarret kanë nisur sot në mëngjes, sipas mediave greke, në 4 qyteza të vogla në zonën pyjore Melia. Janë angazhuar me qindra zjarrfikës, 5 avione dhe dy helikopterë për shuarjen e zjarreve. Gjithashtu si pasoje e tyre është bllokuar edhe rruga Egnatia, me e madhja në pjesën veriore të Greqisë.

Tenerife

Vijojnë zjarret në ishullin Tenerife në Arqipelagun Canarie në Spanjë. Erërat e forta po ndikojnë në përhapjen e zjarreve me shpejtësi, të cilat deri tani kanë shkrumbuar një sipërfaqe pyjore prej 8400 ha, më shumë se 4$ të sipërfaqes totale të ishullit. Sipas Guardia Civil, deri më tani janë evakuar 12.800 banorë.

Sipas guvernatorit zjarret që kanë përfshirë ishullin prej disa ditesh tashmë, janë më të rëndat në historinë e ishujve Canarie, të famshme për turizmin.

Kanada

Rreth 30 mijë persona kanë marrë urdhër për evakuim në Canada, si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar pjesën perëndimore të British Columbia. Sipas autoriteteve lokale situata është jashtë kontrollit,dhe ekipet e zjarrfikësve janë duke u përpjekur të shuajnë një vatër zjarri shumë violente në afërsi të qytetit Keloëna.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts