Disa të arrestuar për armëmbajtje pa leje, Balla: Falë ndërhyrjes së policisë, u ndaluan disa ngjarje kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksionet policore në vend, siç ishte arrestimi i disa personave për armëmbajtje pa leje.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Balla thekson se falë ndërhyrjes së policisë, u ndaluan disa ngjarje kriminale.

“????????????‍♂️???? Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, po jep rezultate të shkëlqyera në drejtim të luftës sonë kundër armëmbajtjes pa leje, kultivimit she trafikimit lëndëve narkotike dhe çdo forme paligjshmërie.
Falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, dje dhe sot, janë parandaluar ngjarje kriminale, janë sekuestruar 6 armë zjarri, municion luftarak, sasi lëndësh narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme.”, shkruan Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts