Disa të vrarë me armë zjarri në Kaliforni

17:59 26/05/2021

Disa persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë gjatë një mbledhjeje të punonjësve të hekurudhave në Kaliforni.

Familja e një prej punonjësve të Autoritetit të Transportit One Valley tha për mediat amerikane se të shtënat ndodhën gjatë një takimit të unionit të punëtorëve, pak pas orës 07:00 me orën lokale.

Mësohet se mes të vrarëve është edhe autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë.

Sipas asaj që shkuan The Independent, numri i viktimave nuk dihet ende. Kryenbashkiaku i San Jose, Sam Liccardo tha se disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

“Autori nuk është më kërcënim për publikun dhe zona është evakuuar”, tha ai në një postim në Twitter./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *